BUZËQESHJA S‘SHUHET DOT

——————————————-

Kolos në mes të Frasnitës,

Buzëqeshja nuk shuhet

në bronz, i pamposhtur,

me histori shekullore.

Alfabeti i gjallëruar,

me ëndje e fanatizëm,

arbëreshët e ruajtën

me dashuri të shkruar.

Sa bukur mban plisin!

traditën e kombit e të fisit,

libri në duart e arta,

trashëgim i virtyteve të larta.

Im Zot, botën përmbushi

At Dr. Antonio Bellushi,

madhështi e modesti,

faqe e re në histori, o Arbër i ri.

/QendraPress/