Çaste poetike me poetin;Hatip HULAJ


GËZUAR DITA E PAVARËSISË
——————————————-
Dje tërë ditën isha me grip
kjo virozë e mallkuar
më shtriri në shtrat
nga temperatura dhe ethet
trupi më dridhej
kollitje dhe kërcitje dhëmbësh
trupi zjarr më digjej.
U zgjova sot ashtu me ethe
ngadalë shkova deri te sheshi,
u ndala te katedrala
më shumë s’munda të eci.
E pash parakalimin e ushtrisë
si dhe ate të policisë
menzi qëndroja në këmbë
në ditën e bekuar të Pavarësisë!
Këtu nga sheshi në këtë të ftohtë
i molisur nga gripi por i emocionuar
nga zemra ju uroj populli im
Pavarësinë e merituar !
/QendraPress.com/