Çaste poetike me poetin;Lutfi MEMA


DIELLI I PAVARËSISË
————————————
Një popull shkëmb midis shkëmbinjve
qëndron martirja Kosovë,
hallet në shekuj të thinjën,
rrugë e trimërisë të fton…
Serbi shtypte këtë vend,
ngrihesh, Kosovë, për liri
është pjesë e trupit tënd,
në zemër e ke, Shqipëri…
Ngrihesh ndaj shtypjes së egër
me Shqipërinë kapur për dore,
serbi nxin si natë e errët,
ti lavdisë thurje kurorë.
Shtizë krah i Ismail Qemalit,
që ngre lart atë flamur,
e puth Isa Boletini,
skuq Atdheu, çdo shkëmb e gur…
Kosovë në malet e sertë
ngjeshe pushkën e gjerdanin,
heroizmi juaj flet,
me flakë pushkësh para çanit…
Syrin në pushkë nëpër kohëra,
se kështu shihje më larg,
serbi jetimë t’i la foshnjat,
Kosovë linde mbi plagë…
Dimër i hidhur, borë në male,
por nuk mposhteshe, Kosovë,
fton pushkë e Adem Jasharit, 1*
Bill Klintoni ndihmë dërgon…2*
Ece me hap trimërie,
me pushkë historinë e shkrove,
thure kurorë lavdie,
shikon me vështrim shqiponje…
Vendi përjetoi tërmet,
por lind diell i lirisë,
17 shkurt dy mijë e tetë
ndrin ditë e PAVARËSISË…
E lirë, sot ti po hedh valle,
luftëtarë zbresin nga retë,
jehon kënga, gjëmojnë malet,
rilindi e re një jetë…
/QendraPress.com/