Çaste poetike me poetin;Sabit RRUSTEMI

RRËFIMI I NJË GURI

——————————

Prej një lembi që pikoi

nga një degë lisi që s’ është më

u mblove me gjethe

dhe me hijen time nëpër kohë

Sa erëra frynë e sollën shi

dhe borë sollën e ndonjë grimcë dheu

Ti u farëzove në pritje

Sythove e lëshove rrënjë

sa më përthekove të tërin

mbi mua shtatin rrite

Vendit nuk lëviza

as u rrudha nga peshë e kohës

dhe e trupit tënd

Të mirën me t’mirë ma ktheve

nga dielli përvëlues i verë më kurseve

me lëngun e rrënjëve tua etjen ma shove

Dhe dimrave

nga ngricat e rrëshqitjet më shpëtove

Nuk po e di më

je ti Lisi im

apo unë jam Guri yt

Jetën time të pathërmuar

nën kthetrat Tua e jetoj

Çudia e Zotit as nuk ankohem

Kush kalon këndej pari

nën hijen tënde ndalet

për pak

sa për t’u mbushur frymë

para përpjetëzes që e pret

dhe … ecë

Ti rritesh rritesh

e gjatë rrites sate dhe moçmohesh

thahesh prehesh a vritesh nga reja

në ndonjë stinë vere prej vetëtimës

a shtjerresh prej motesh vetvetiu

Po unë duke pritur një lemb të ri

derisa nuk më shkulë ndonjë tërmet

a dorë njeriu

këtu do t’rri…

( 26 janar 2013 – 26 janar 2024

/www.QendraPress.com/