Çaste poetike të së shtunës me poeten;Dea Basha

0

Mos më lësho

—————–

Lotët e tu bien

Si rruaza ametisti

Mbi brishtësinë e buzëve

Të paputhura ndër vite

Aty ku rrezet kujtimore

Dremisin në hije

E endrra ime

Më e prekshme bëhet

Lulja ime e thurur

prej pellgjeve të ferrit

kujtoj më të bukurin mirazh

dhe njësoj si ky vend

me re të zjarrta mbuluar

Ditët pa ty

janë ndëshkim

Si pëllumb tetori

Zbret ndriçimin e purpurt të qiejve

në krahët ku trete hënën

aty ku kohë më parë

gllabërove pikëllimin e mimozave

E rozën e flamingove

Ta përqafosh harrove

Frikshëm e ndjej

ardhjen e dashurisë

nga kopshtet më të largëta

si rrymë e butë erërash

Por unë akoma i druhem

Së tashmes së larmishme

Andaj

Për në ferrin me të afërt

Përsëri po iki

Lotët e mi ngrihen

si perla qumështore

Mbi brishtësinë e buzëve

të paputhura ndër vite

Aty ku rrezet kujtimore

Dremisin në hije

E endrra jote

Më e vdekshme bëhet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *