ÇFARË PO NDODHË ME KËTË PANDEMI, KU QËNDRON PROBLEMI? – Shkruan ;Lule Alidema, psikologe klinike

0

             Nuk e mendova se do të shkruaj aq kohë të gjatë për këtë murtajë-pandemi që na solli në këtë gjendje kaq të pasigurtë e të pakuptueshme për secilin nga ne…

Që nga muaji mars që kur u paraqitën rastet e para të infektuarve me covid-19, u bënë gati 5 muaj e ne ende jemi po në atë gjendje, e aq më keq madje!

Vërtetë shqetësuese!

Është gjendje shumë e rëndë dhe po prekë çdo sferë jete, sikurse në atë psikike ashtu dhe në atë ekonomike.

Sikur na bllokoi në çdo aspekt, ndjejmë se po notojmë në një det të turbullt, pa asnjë motiv e shpresë, pa ditur se sa do të zgjasë, e kur do dalim nga kjo gjendje e rënduar.

Sikur iku disponimi për çdo gjë, qoftë edhe për ushqimet më të preferuara që patëm.

Gjithëkah ku jemi mendja për asnjë moment nuk largohet nga ky virus, mbrojte, distancë, maska, dezinfektues, sikur na bllokoi gjitha dëshirat, nevojat që patëm dikur…

Nuk dij qfarë të them, po dua të besoj se tashmë secili jemi duke u kujdesur ti zbatojmë masat mbrojtëse, sepse gjithë jemi lodhur nga kjo gjendje dhe duam sa më parë të i’a dalim ta heqim qafe njëherë e mirë, po sikur nuk kuptoj pse rastet veç sa vijnë e rriten…!

Mos vallë nuk po kujdesemi mjaftueshëm, nuk po dijmë, apo nuk po duam?

Diçka ka në këtë mes që nuk shkon! Qarkullojnë informacione nga më të ndryshmet, herë ka virus e herë të tjera nuk ka…Po ku mbetën viruset e rëndomta, apo ne tashmë çdo simptomi po i adresohemi covid-19?

Nuk kuptoj një gjë se çfarë zihet e përzihet, dikush po pëson me jetë, dikush më lehtë e dikush pa asnjë simptomë!

Sigurisht se organizmi prej organizmit dallon, normale se çfarëdo virusi çoftë reagimi në secilin individ mund të jetë i ndryshëm, andaj mos neglizhoni situatën mbase ende covid-19 është mes nesh duhet vazhduar të kujdesemi sa më tepër që mundemi.

Jemi në momentin e fundit ta luftojmë, është rasti i fundit, andaj mos ti neglizhojmë masat mbrojtëse, përndryshe dhe siç po shifen përmasat e shpërndarjes së virusit duhet ta pranojmë dhe të bashkjetojmë me të…

Të provojmë secili nga ne të vetëdijësohemi dhe ta izolojmë në kohë veten, të tregohemi se ne e duam veten dhe tjetrin, thuaj një herë e mirë nuk do lejoj që unë të jam bartës që tjetri të pësoj…

Trego haptas se jam i infektuar, kujdesu që tjerët që ishin në kontakt me ju të sigurohen nëse janë infektuar.

Jo më të fshehet, personi i prekur me covid të shëtit lirishëm, frekuenton kafenetë, hipën në bus, viziton sallonet e ondulimit, klinikat stomatologiike, marketet, qendrat tregtare etj. Nuk është faji juaj që u infektuat, gjithë kemi rriskun të infektohemi, nuk është se ju nuk mbani higjenën, është virus që nuk pyet kush je!

Ndryshe nuk bënë pos t’i kushtojmë shumë vëmendje sepse në këtë mënyrë vështirë se do ta mposhtim virusin.

Tjetra që e rëndon edhe më tepër aspektin psikik të popullatës është edhe situata politike aktuale.

Nuk dij dhe nuk kuptoj pse ne si vend aq i vogël që jemi të mos arrijmë në një marrëveshje njerëzore, vëllazërore siç neve na ka hije…

Nuk ka rëndësi kush e menagjon situatën, rëndësi ka të menagjohet situata…

Sa përplasemi, kundërshtojmë me inate, jo zbatoi, jo nuk zbatoi, sepse ai apo ky vendosi këtë rregull, atëherë vërtetë do na merr lumi siç edhe gati na morri!

Populli ka nevoj për një udhëheqje të drejtë pa gjykuar kush do jetë personi, kemi të bëjmë me shëndetin e popullit, mos shikoni interesa individuale në këtë situatë le të udhëheq kujt iu dha detyrë, le të bënë!

Lëreni politikën mos e futni aty ku kërcënohet jeta njerëzve, nuk keni kohën as momentin e përqamjeve politike.

Qoftë dhe një menagjim i papërshtatshëm të jetë për dikë, atëherë kontribo edhe ti aty ku ke ndikim së paku secili nga ne të kontribojmë në familjet tona besoj se do përmirësohet situata.

Mos prit të vetëdijësohesh vetëm kur infektohesh apo kur gjobitesh, atëher dyshoj se është vonë!

Vetëdijësim është kur e parandalon rrezikun!

Kujdesuni sa më shumë për hirë të nënave, baballarëve tanë më të moshuar, personave me sëmundje kronike, atyre me imunitet të dobët, nënave shtatëzëna, fëmijëve.

Kujdesuni që fëmijët tanë të kthehen sa më parë bankave të shkollës, bëjeni në të mirë të vetes dhe shoqërisë mbarë!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *