CILA ËSHTË MË RREZIK COVID-19 APO PASOJAT PSIKOLOGJIKE NGA IZOLIMI (KUFIZIMET)- Shkruan; Lule Alidema, psikologe klinike

0

(Pyetje e drejtuar te unë nga miku Dri Abdullahu)

Në fakt dyat kanë riskun e rrezikshmërisë të lartë, dhe lirisht mund të them shkojnë paralel sa i përket rrezikshmërisë, sepse njëra mund të rrezikoj jetën, të merr jetë, e tjetra të vuash tërë jetën.

Vet Covid-i po dihet tashmë se si edhe sa po rrezikon jetën e njerëzve, sidomos atyre me sëmundje shoqëruese.

Mirëpo ky virus vërtetë po del të jetë më i rrezikshëm se sa menduam.

Deri më tani mori jetën qindra njerëzve madje dhe atyre që gëzonin shëndet të plotë.

Kemi parë se sa e sa Doktorëve u mori jetën, duke qenë dhe vetë profesionist shëndetësor dhe ata nuk i kurseu.

Ende nuk u zbulua se tek kush dhe në ç’bazë është më me rrezik, andaj kjo është një ndër arësyet që mund të themi se covid-19 ka rrezikshmëri të lartë në dy aspektet.

Nëse analizojmë për pasoja psikologjike dhe kjo është mjaftë problematike, covid mund të kaloj, ndërsa shqetësimet psikologjike të fituara nga frika, nga paniku, konfuzioni mund të mbesin gjatë po edhe përherë në njeriun.

Sigurisht dhe nga aspekti psikologjik preku shumë, sepse me një fjalë na tjetërsoi nga aspekti ndjenjor dhe emocional.

Secili informim nëpër media, rrjete sociale se ndërroi jetë ai apo ky, sigurisht se te secili nga ne po na jep njëfarë disbalanci emocional, njëkohësisht po na rritë frikën, dyshimin dhe po rritë pasigurinë tek secili.

Pastaj vdekjet e papritura dhe te moshat më të reja është një traumë për secilin prej neve e mos diskutohet për familjarët.

Theksoj; çrregullimet psikologjike sido që të janë shkaktuar, çoftë nga situata pandemie, çoftë për arësye tjera është shumë e vështirë të shërohen plotësisht, trajtohen, ndihmohen, qetësohen, mirëpo për tu shëruar plotësisht është vështirë.

Natyra e çrregullimeve psikologjike është e atillë që dhe mbas shumë kohe që mendojmë se u shërua një shqetësim pak më i theksuar mund ti rikthej prapë aty ishin.

Kjo do do të thotë se shqetësimet psikologjike njeriut nuk i marrin jetën por i disbalancojnë jetën, vështërsojnë rrjedhën e jetës normale, kuptohet se jeta normale nuk funksionon pa një shëndet të mirë psikologjik.

Pa një shëndet të mirë psikik nuk mund të kemi shëndet të mirë trupor.

Këshilla ime; Ruajeni shëndetin mendor, mundohuni sa me më qetësi shpirtërore ta pranoni secilën situatë që vjen.

Poqëse nuk mundeni ta ndryshoni situatën ndryshoni mendimet tuaja duke pranuar secilën sfidë pa e lënduar veten në aspekt psikologjik.

Pandemia mund të kaloj ndërsa pasojat në aspekt psikologjik mund të mbesin përherë në neve!

27.12.2020, Prishtinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *