Dështimi i 36–të,i konstituimit të Kuvendit të Kosovës , deri ku mund të shkohet kështu?
Sot prapë e pamë dështimin në vazhdimin të 36-të të radhës . Kjo ishte përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë. Kryesuesi e seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan
dhe nuk morën pjesë në votim. Nga 99 deputetë të pranishëm, 53 deputetë votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 25 qershor, në orën 11:00. Tani këtë gjë të thuash secili kosovarë që pak e njeh politikën e dinë këtë skenar. Skenar sa i sikletshëm ,aq i mërzitshëm dhe mund ët quhet deri në banal. Pas kësaj deklaratat janë të dyanshme , nga opozita dhe po kështu nga pozita
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese pas adresimit që kanë bërë lidhur me procesin.
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami pas dështimit të 36-të të seancës konstituive shprehu keqardhje dhe theksoi se sikur të kishim Kuvend të konstituar do të flisnim për gjendjen në KEK dhe mafinë energjetik.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Secili deputet e ka përgjegjësi kushtetuese të jetë në seancën e Kuvendit dhe t’i japë drejtim formimit të organeve të Kuvendit të Kosovës, si kryesia dhe kryetari. Këtu nuk jemi duke bllokuar nga partitë e tjera, por jemi të bllokuar nga partia e parë.
Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu pas dështimit të 36-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, u pyet në lidhje me seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend,
“Nuk akuzohem për sulm ndaj Kuvendit, ne akuzohemi për 10 vjet për mbajtje në pronësi të gazit lotsjellës”, tha ajo. E në anën tjetër avazi i kuvendit vazhdon
