Dështon tentativa e 29-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

 Sot, ka dështuar për herë të 29-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Edhe në seancën e sotme nuk pati konsensus për formimin e Komisionit që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.

Sikurse në seancat e kaluara partitë politike PDK, LDK, AAK-NISMA e Lista Serbe nuk propozuan emra për anëtarë të këtij komisioni.

102 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërkaq për formimin e këtij komisioni votuan pro vetëm 53, kundër dhe asbtenim nuk pati.

Kryesuesi Avni Dehari ndërpiti seancën për të vazhduar me 11 qershor në orën 11:00.

Përfaqësues të pushtetit e opozitës së deritashme ia bartën sërish njëri-tjetrit përgjegjësinë për bllokadën e krijuar. Dështimi i 29- të i radhës, padyshim,se është edhe një shenjë se në këtë formë, nuk do të ketë zgjidhje, por duhet  gjetur një formë tjtër  që të arrihet konstituimi, tashmë edh domosdoshmëri/QendraPres/