Detaje ekskluzive- Kush është gruaja që u vra në Vushtrri- La pas vetes tre fëmijë.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Një grua u vra me armë zjarri nga ish-shefi i saj e më pas dorasi bëri vetëvrasje.

Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini. Ajo u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, pronari i furrës “Diellza” ku kishe punuar më herët e ndjera.

Insajderi mëson se ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djal. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat me të vogla.

Gazeta Insajderi sjell foto të viktimës bashkë me burrin e saj:

Ndërsa, i dyshuari për vrasjen e saj është Arsim Morina- 58 vjeçar i cili pasi ka privuar nga jeta, Nexhmie Haradinin dhe më pas ka vrarë veten. shkruan Insajderi.

Krimi i rëndë ka ndodhur poshtë nënkalimit që ndodhet në afërsi të furrës “Diellza” e cila është në pronësi të dorasit.

Autoritetet kanë gjetur trupat e pajetë tek nënkalimi.

Motivet e krimit

Familjarët e viktimës tregojnë se e ndjera se ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.

Sipas familjarit, dyshimet e para jo zyrtare mund te jenë për motive xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës, ka kryer aktin.

Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Rrahim Ajeti para gazetarëve./foto e teksti nga Insajderi/