Ditë verore edhe sot, temperaturat deri në 30 gradë

                  Mot shumë i ngrohtë parashihet të mbajë ditën e enjte. Paradite me intervale me diell, derisa gjatë ditës do të ketë edhe vranësira, që vende-vende mund të sjellin kushte për riga shiu, apo edhe ndonjë rrebeshi shiu nga vise malore në perëndim të vendit.Minimalet zbresin në 16C e 18C, e ato maksimale rriten deri në 29C e 30C, njofton Prishtina Weather.Ditën e premtë dhe të shtunë pritet të mbajë mot edhe më i nxehtë, me intervale më të gjata me diell.Temperaturat maksimale shkojnë deri në 32C e 33C. Të dielën pritet të një ndryshim i përkohshëm i motit, me mundësi për të reshura dhe rënie të temperaturave deri në 24C. /Reporteri.net/