“Do të marrim një vendim për krerët e UÇK-së”: Çfarë po paralajmëron Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se sot do të merret një “vendim i rëndësishëm” lidhur me mbështetjen për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në procesin e apelit në Hagë.

Këtë deklaratë Kurti e bëri në fjalën hyrëse të mbledhjes së kabinetit qeveritar, e cila po mbahet aktualisht.

Ai tha se nevojitet një strategji e mirëplanifikuar dhe një analizë e thellë e aktgjykimit të plotë, në mënyrë që të përcaktohen hapat e mëtejmë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit/AI/