Dr. Arbër Shehu, Anëtar Nderi i PRAK!
Me kënaqësi ju njoftojmë se Kuvendi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka zgjedhur Dr. Arbër Shehun si Anëtar Nderi të saj!
Dr. Shehu është një emër i njohur në fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor, me një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër kancerit dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor global. Si Drejtor Mjekësor në AstraZeneca, ai ka ndihmuar në zhvillimin e terapive të reja për pacientët me kancer të mushkërive. Përveç kësaj, puna e tij kërkimore në Johns Hopkins gjatë pandemisë COVID-19 ka ndikuar drejtpërdrejt në politikat shëndetësore të CDC dhe Shtëpisë së Bardhë.
Me një angazhim të jashtëzakonshëm për inovacionin në shëndetësi dhe përmirësimin e të drejtave të pacientëve, Dr. Shehu do të jetë një aset i çmuar për misionin dhe vizionin e PRAK.
Mirësevjen në PRAK, Dr. Arbër Shehu!
——————————————————————-
Dr. Arbër Shehu, Honorary Member of PRAK!
We are pleased to announce that the Assembly of the Patients’ Rights Association in Kosovo (PRAK) has elected Dr. Arbër Shehu as an Honorary Member!
Dr. Shehu is a well-known name in the field of medicine and scientific research, with an outstanding contribution to the fight against cancer and the improvement of global healthcare. As an Medical Director at AstraZeneca, he has played a key role in developing new therapies for lung cancer patients. Additionally, his research work at Johns Hopkins during the COVID-19 pandemic directly influenced the health policies of the CDC and the White House.
With an extraordinary commitment to healthcare innovation and the advancement of patients’ rights, Dr. Shehu will be a valuable asset to PRAK’s mission and vision.
Welcome to PRAK, Dr. Arbër Shehu!
#PRAK #TëDrejtatEPacientëve #ArbërShehu #Shëndetësi #Onkologji #InovacionNëShëndetësi/qendrapress.com/