Drejtoria e Arsimit në Prizren sot, ndau 500 çertifikata për trajnime profesionale në arsim.
Drejtoria e Arsimit në Prizren, në mjediset e Shtëpisë së Kulturës ‘’Xhemajli Berisha’’ sot, ndau 500 çertifikata për trajnime profesionale në arsim në katër faza, Organizar nga Qendra për Avancimin e Perfomances së Arsimit pohoi drejtori Nehat Mustafa duke theksuar se në gjithë Kosovën Prizreni ishte i dalluar dhe mbet shembulli më i mirë. Drejtoresha e DKA së në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj me këtë rast ka lavdëruar e falënderuar të gjithë mësimdhënësit e veçanërisht edhe z. Mustafën. Kurse kryetari i Komunës Shaqir Totaj, uroi të gjithë këta mësimdhënës 500 sa janë trajnuar dhe tashmë kanë marr njohuritë profesionale për kurikulat arsimore. Pas kësaj Kryetari i komunës Shaqir Totaj, drejtoresha e Arsmit Luljeta Veselaj Gutaj ,drejtori i QAPA Nehat Mustafa , Nexhat Maçkaj. ndanë simbolikisht për një numër të caktuar këto certifikata mësimdhënëseve. Inserte Arbënore Gashi, njëra nga të mësidhnëset që mori këtë çeritfikatë u shprehë falënderuese për DKA-në për QAPA dhe vete kryetarin Totaj. Kështu sot pra jo më pak se 500 mësimdhënëse e mësimdhënës u certifikuan me certifikata.