E diela me poetin ;Refki RESHITAJ

0

KAFJA E MENGJESIT

—————————–

A ka kush që sot me mua do e pi një kafe ?

Dhe me zemër t’ çiltër të llafosim ca llafe !

Jo për politikë, jo për tradhëti.

As për interes, as për ndonjë marri !

Jo llafe kur të tjerët përgojohen,

As aso që familjarët kritikohen !

Por,llafe shpirti,ku lartësohet drejtësia.

Që vlerësohet e vërteta dhe bëmirësia !

A ka dikush, që kështu dëshiron ta nis këtë ditë ?

Me fjalë të ëmbëla shpirti,

E jo me urrejtje e me kritikë !

Po të ketë të këtij soji, po e pres me dëshirë.

Sepse jam i etur për ndonjë llaf të mirë.

Me aso që nuk më pëlqejnë, veshët i kam plotë.

I kam dëgjuar gjatë, ka muaj e ka mot.

Të flasim keq për të tjerët, disi na ka hy në gjak .

Pa e dijtë se me këso veprimesh bëjmë edhe mëkat .

Ndaj, kujdes iu lutem edhe kur pini kafe.

Asnjëherë mos përgojoni të tjerët me llafe !

Sepse çdo fjalë pa vend e ka peshën e vetë.

Si bombë atomike dikë mund ta vret !

Unë iu ftoj për kafe, këtë ma thotë dëshira .

Por, llafet t’ i bëjmë veq për vepra të mira..!

…………..

Prizren,22 dhjetor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *