E diela poetike me ;Pirro Minella Millona-/….” Je roman që kurrë nuk mbaron, romani që vetëm të josh….!!!”/ 

….” Je roman që kurrë nuk mbaron, romani që vetëm të josh….!!!”

….Me flokët e hedhur mënjanë duke zbuluar një ball të bukur me sytë që hijeshojnë pas syzeve të bukura, që thyejnë çdo vështrim drejtuar mbi ta.

Çdo mashkull e bën të të ndjekë me vështrim deri sa të humbasë silueta tej në horizont.

Duke medituar për të ju drejtova thellë në shpirtin e saj:

Ti je si libri që shfletoj ku çdo fletë e jotja elektrizon qelizat e fjetura.

Jam lexues kureshtar dhe lag gishtin e shfletoj fletët e çdo petali tënd vetem prush dhe vullkan ka në to..

Ti je roman qe nuk mbaron, por më josh në çdo fletë të tij, megjithese e kam shfletuar mbi njëqind herë.

A kishte faj buza ime pse dridhej, po dora ime a kishte faj kur pas trupit tend lidhej kudo në çdo pore të tij.

A thua Perendia e ka shkruar për mua romanin tim, ku je Ti.

Gjithçka e jotja ndjen epshin e fjetur gjithshka trazon pasionin e etur, gjithshka, që posedon Ti është adrenalinë.

Kur qesh, kur qan përherë e bukura serioze.

Kur më ben të dorzohem para teje, femra e çmendurive të mia.

Kur bërtet e qiellin e çjerr me të bërtitura,

Kur je e trishtuar, kur je e qeshur, kur je zgjuar.

Kur je pjese e ëndrrave të mia.

Kur Ti e urta,

Ti shtriga,

Ti e bukura,

Ti seriozia,

Ti e liga….

Kur pa meshire puth zhvesh, prek, ndjen, grris.

Kur je Ti esenca ime e rrjeshtave të ndezur. Pa këtë esencën tënde as kafja kur e pi nuk më shijon.

Vetëm një herë doja lakuriq zhveshur të të vështroja.

Vetëm një herë doja të shikoja shpirtin tënd lakuriq zhveshur.

Vetëm një here doja të të shikoja ashtu si vetëm errësira të sheh.

Vetëm një here doja të shikoja ato fantazitë e tua, dëshirat e tua të çmendura, pasionet.

Ëndrrat vetëm une doja ti zbuloja.

…Me gjithshka që Ti fsheh si thesaret e tu në rrjeshtat e mia ti plotësoja dhe kryeveprënpër Ty të ndërtoja.

Sa dëshirë kam të shikoja tek Ty femrën, që deri sot askush nuk e ka parë, të flake prangat.

Mos harro Ti ke lindur për të jetuar…!!!

Pirro Minella Millona

Tiranë, më 29 Nëntor 2022.