E shtuna  poetike me poetin;Imer GLLAREVA

Përmallim

———————–

Sot u zgjova shumë i përmalluar,

Dhe ëndrrën deshta ta kthej në varg…

Ah, sa me ngrohtësi i kam përqafuar

Copat e shpirtit që i kam larg.

Se di kjo ditë si do të më kalojë sot

Kurbetit kurrë s’po mund t’i bëj ballë

Ëndrra zemrës ritmin ia ndryshoi fort,

Është lodhur shpirti, gjithnjë në mall.

Shpesh zgjohem me sy të përlotur,

Nga malli që shpirtin ma rëndon,

Tretur në kujtime, digjem në heshtje,

Si qiri që shkrihet mbi shandon.

/QendraPress/