Edhe sot freskët e me shi, temperatura maksimale 23 gradë 
Edhe sot do të mbajë mot i freskët dhe me mundësi për reshje shiu.Prishtina Weather njofton se temperatura maksimale do të shkojë në 23 gradë.
Njoftimi:
23.08 – Kryesisht me vransira dhe freskët. Pasdite aty këtu me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.
24.08 – Freskët e kryesisht me vransira. Pasdite reshje lokale shiu, aty këtu edhe me bubullima.
25.08 – Vransira dhe intervale me diell. Orëve të pasditës mundësi për rrebeshe me bubullima.
26.08 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Pasdite, mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.
Temperaturat mbesin paksa më të ulëta në fillim, e në pjesën e dytë të javës me tendencë të rritjes. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 23C e 25C, e deri të premten shënojnë rritje në 28C.Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-10m/s. Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes përreth vlerave normale.