Ekskluzive- nga Dr. Xhevat Elezkurtaj, drejtor i QKMF-së;Të angazhohen spitalet private në luftë kundër kësaj sëmundje dhe shpenzimet e terapisë ti mbulon shteti

0

Numri i vdekjeve për fat të keq në Kosovë është shumë i madh si pasojë e infektimit me Covid 19 Ekspertet intensivisht duhet gjetur mënyrën se si te ulet kjo shifër e cila bazuar ne kokë banori është shumë i madh. Atyre mundë ti ndihmojmë edhe ne si mjek familjare edhe pulmologët edhe infektologët. Në qendrat e Mjekësisë Familjare duhet rritur kapacitetet shëndetësore dhe nëpërmjet triazhimit te vlerësohet shkalla e rëndësisë se sëmundjes ne mënyrë qe të mos komplikohen rastet .Pacientet të mësohen vetë se si behet testi rapid dhe ne shtëpitë e tyre të bëjnë ate në mënyrë që me kohë te fillon mjekimi dhe izolimi i tyre. Të rriten kapacitetet shëndetësore në spitalin për qëndrim ditorë në mënyrë qe pacienti të jetë nënë kontroll gjate mjekimit me terapi infuzive .Mjeket neper klinika private te kenë nënë kontrolle pacientin që ka nevojë për mjekim me infuzione dhe oksigjen e jo te lëshohen në shtëpi dhe oksigjenin ne mënyrë të pakontrolluar ne vende te mjekut të ja ordinojnë anëtarët e familjes Te angazhohen spitalet private në luftë kundër kësaj sëmundje dhe shpenzimet e terapisë ti mbulon shteti. Nëse shteti e konsideron gjendje emergjente ne mjekësi pse të mos angazhohen spitalet ushtarake të cilët mundë të ndihmohen edhe nga mjek te KFORIT Mjekët në punën e tyre gjatë mjekimit të pacientëve te bazohen në protokolle për mjekimin e Covidit dhe të vlerësohet me kohë shkalla e komplikimeve të mundshme të sëmundjes. Çdo QKMF te ketë pakon për covid e cila do të përfshinte : laboratorin ,RTG e mushkërive ,testet rapide dhe PCR, gatishmërinë e urgjencës për transport të pacienteve. MSH te lidhë memorandume bashkëpunimi me klinikat e Maqedonisë dhe Turqisë për mjekim specifik të të sëmurave me potencë të madhe te vdekjes.(shpenzimet ti paguaj shteti) Të shpejtohet procesi i vaksinimit dhe të largohen procedurat burokratike sidomos gjatë ndarjes së terminëve./www.qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *