Erëra të fuqishme në Durrës, pushuesit largohen me vrap

                     Erëra të fuqishme kanë filluar në këto momente në Durrës, duke detyruar pushuesit të largohen me vrap.Në një video të publikuar ata shihen duke u larguar me të shpejtë pas fuqizimit të erërave.MetoBallkan njofton se në këto çaste disa sisteme të fuqishme stuhish gjendet në detin e hapur mes Italisë dhe Shqipërisë. Këto vranësira konvektive pritet të përfshijnë Shqipërinë gradualisht.Në anën tjetër vranësirat e shiut (së bashku me temperatura të ulëta) të cilat gjenden në Kontinent në këto çaste kanë arritur deri në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbinë jugperëndimore.Reshje të dendura shiu janë paralajmëruar edhe në Kosovë.