FFryma poetike e së dielës me 9 poete:- Fjolla Muhaxhiri AGUSHOLLI

FLUTURO PËLLUMB

————————————————-

Fluturo o pëllumb i bardhë, fluturo,
Në atë qiell të kaltër ku mbret je.
Ti mos kërko të humburën, se ajo ka shkuar
Mos u ndal në degë të thyer se ka kohë që është
këputur

Fluturo i lirë pa’u ndalë
Edhe sot në qiell, që sot është bërë gri
Fluturo i qetë ashtu si çdo herë
Mos u frikëso se s’do të ketë asnjë skifter

Fluturo, fluturo e shko atje
Se po digjem në mall për sytë e gjelbër të tij
Dhe sot me kujtohet kur e pyesja se sa më do ai mua
E ai që më shtrëngonte e bërtiste të dua

Po kur një erë e fortë erdhi dhe më mori
Ai nuk qe me mua, iku më tradhtoi…

Ti pëllumbi i bardhë lajmëtar i shpresës dhe i jetës
A do kthehesh te unë me unazë të martesës
Se kam prit aq shumë nuk po mundem më dot
Po mundohem në lumë të shoh imazhin e tij por kot

O pëllumb i bardhë ik e thuaj tani atij
Se unë po pres me shpresë deri në përjetësi
Se po ta dinte ai këtë fillim jete që unë doja
Nuk do ta sillte fundin, e as që e kërkoja

Ai një ditë do kthehet po me atë pëllumb me dorë
Do të qelë edhe qielli po me atë kaltërsi pa fund
Se jo më kot e quaj se ai është mbreti Artur
E unë ai o kështjella kameleon që dikur është quajt.

/www.QendraPress.com/