Franga Kola Peraj, kjo figure shumë dimensionale..

Me Franga Kola Peraj, kjo figure shume dimensionale dhe frymezuese per auditorin Lezhjan, me botimin e saj me te fundit “Tempuj, Shembuj e Dishepuj” nga Botuesi dhe Redaktori Berat Batiu Prizren, ne traditen e bukur promovuese te Bibliotekes Publike Lezhe “Ndoc Gjetja”, duke e bere çast te paharruar per te gjithe ne dhe te pranishmit kete dite.

Mos t’u ndalte pena Franga e dashur!

Keshtu sikur u shprehen edhe mikeshat e tua, po ashtu ju uroj perzemersisht suksese ne krenarine e narracionit tuaj pershkrues.

Fragment nga Proza gati Epiko- Lirike e autores Franga Kola Peraj

“ TEMPUJ, SHEMBUJ E DISHEPUJ „

(Rrëfim ndryshe nga zemra e Mirditës.)

Kam zgjedhur të rrëfej pikërisht pjesën e parë të veprës “Mirdita e Mirdrita“.

…Bardhësi dëbore,

Rrezartë diellore,

Sistem yjesh,

Kanarinë pyjesh,

Reflektim ylberesh,

Me guxim luani,

N’brojtje të vatanit!

Vepër e ndërtuar në triologji. Hapet mes vargjesh ndërtuar ndër grupe emërore dhe foljore, që kanë në themel dashurinë për personazhin më tipik të veprës Nënëmadhen. E tillë është Mirdita e origjinës së autores, muzë, krua, mbretëreshë, hyjni, brezni.

Mirdita vjen për autoren Peraj me shtratin e vet gjuhësor, muzikalitetin e perjetimit të së bukurës si në natyrë dhe në votrën e zjarrit që nuk ju shua kurrë. Ajo është Zoja që qëndroi në aureolën e një botë thellësisht besnike, nën optikën e nje moti të gjatë nënshtrimi, tradhëtie dhe gjymtimi.

Vend i lashtë me origjinë nga gurrat, trungu i pemës së familjes deri tek hyjnorja, identifkuar në tri botë, besimin-hyjnorja, natyra e gjallë-tokësorja, pasuria fizike dhe nëntokësore-mirëqenia.

Autorja hyn nën lëkurë të Mirditës edhe kur bekon diellin tek të jep forcë dhe jetë, edhe kur guri të kërcët pas kreje(kokës) a pas veshit. Këto lëvizje, luhatje gjihësore të autores, që i gjen plot gjatë leximit të veprës, janë në kontekstin e një mjedisi sa origjinal, por që mbetet për t’u zbuluar gjatë lexim-studimit. Megjithëse autorja shfaqet e kujdesshme dhe pozicionohet qëllimit të veprës së saj, gjatë hulumtimit. Qasja e saj në kuptimshmërinë e përafërt siç ndodh në bashkëtingëlloren e pazëshme(r) që i shtohet fjalës së përbërë nga Mirdita në Mirë-drita, si një ballafaqim në kohë, është vënë në shërbim të pazëllit (pemës së madhe, të lashtë, truallit Mirditor,) të vlerave sikur është Nënëmadhja( ndonjëherë sikur të thuash hallemadhja), e palodhura, e regjura dhe e papërkulura.

Nënëmadhja dhe Mirdita simbolizojnë ndërlidhjen e fortë më jetën, me botën, edhe pse në lëvizje gati spazmash të dhimbshme, të gjata në kohë, nuk i largohen origjinalitetit.

Përcillet më tej Mirdita me mbijetesën e saj heroike. Duket sikur e tepron autorja në lirizëm, fakte apo trashëgimi që burojnë në ato anë të ftrohta, por në fakt çdo fjalë e saj është e qëllimshme, e vendosur për të identifikuar të sotmen dhe të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen që nga pagëzimet, sikur titulli “ Kapedani” fituar në kohën e Perandorisë Osmane, deri në çështjet e besës.Por kjo anatomi ekzistence ka të bëjë,- thotë autorja me bërthamën, kërthizën e Mirditës, familjen, besën mbi besimin hyjnor deri në vdekje dhe besën për prijësin Kastriot.

Mirdita e dymbëdhjetë Bajrakëve, që flasin për oxhak, fisnikëri dhe mikpritje, që e veshin atë tokë me ngazëllimin e Afroditës, njerëz të virtytshëm, që shfaqen me veshje të hijshme perlë, me vlerësim ndaj të bukurës, asaj femërore, si kësula me stinga, duvaku apo paret rreth qafës, xhupi, andria, bërë nga duarflorinjtat që përcjellin njëra-tjetrën, me ato qemere e shami shumëngjyrëshe, për të ecur përkrah virtytit të burrërisë, krenari e lyer,- thotë autorja me atdhedashuri. Më tej madhështia e bashkëjetës në respekt të vetes e të mikut, në ditë të vështira e të lumtura, identifikuar me:

Mirditori ta jep dorën dhe mbështetjen me zemër, kur shprehet,-“ Hajt t’u turrsha e t’u kam fal!” dhe po burrërisht ngushëllon kur shprehet,-“Zoti të sprovon dhe të forcon!”. Po kështu edhe tek togfjalëshi si “ bukë, kripë e zemër”, simbolizohet mikpritja apo gjendja ndaj armikun me “ gjaku nuk hupet”!

Po në këtë pjesë vjen më e vështira tronditëse për Mirditë, epoka e errët, reja e zezë e komunizmit, Mirdita e vdekjes e cilëson autorja .Rrëfen pa u kursyer mbi fenomenin e vëllavrasjes, përçarjes, errësirës mbi besimin, ekzekutimet, të keqen që pushtoi djajtë e shitur, gjarpërinjtë e gjakut,- thotë ajo. Andaj i drejtohet Tempullit të Dodonës, vargëzojnë radhazi elementet e njohur artistikë, legjendat dhe frymëzime të krijimtarisë sonë historike, me Kostandinin dhe Dhoqinën, Gjergj Elez Alia i thërret së motrës për me gjet Rozafën në Shkodër, në krahë të mirditores, atje në shpellat e Jutbinës, në sqep të Shqiponjës, të gjitha në ndihmë të Nënëmadhes, për të rinjallur qiellin, tokën, bijtë e Mirditës. Retorika e thelluar jepet nëpërmjet ndërlidhjes që lartësojnë në kohë Mirditën, duke i bërë bashkë si Marian e Zojën e shenjtë, Dodonën, Gjergj Elez Aline, Rozafën, Kreshnikët e Jutbinës Mujin dhe Halilin, Ajkunën, Zanat, Shtojzavallet mitologjike, bilbilat, zogjtë e maleve, taman si në tragjeditë Eskiliane, të cilët do të dëshmojë se si mbajtën ndezur zjarrin në votra dhe adashi, engjëlli Llesh Ndoi- Shna Ndoi pra, me veladonin e Fishtës së madh, me “Andrrën e jetës” së Mjedës, me ujin e bekuar të Gurrës së Domgjonit, përkundur në djepin e Shën Terezës, ky pra është dimensioni i autores mbi udhën e dritës së re të Mirditës, udhë e çdo shqiptari të mirë,- thekson autorja jonë, duke nxjerrë kështu në vetvete vlerat e papërsëritura të kombit tonë.

Pikërisht është detyrë e të gjithëve, që këtë pasuri t’ua transmetojmë brezave, historinë tonë, legjendat tona, saktificat, qëndresën, mbijetesën dhe themelin e identitetit tonë.

Prandaj autorja, përmes këtij rrëfimi udhëpërshkrues na fton në Mirditë, në vendin ku zotëron dhe bashkëjetojnë mrekullisht mikpritja, magjia e natyrës, zemra dhe fisnikëria shqiptare, besa si shtrat trashëgimie, sikur e bën në vetvete gjatë gjithë kësaj vepre të ndjerë, të qëllimshme, të pasur, të gjallë në kujtesë dhe të vërtetë, mbi një monument shtati njerëzor!

Suksese të përzemërta autores Franga Kola Peraj pwr këtë rrëfim mbujtur me dashuri dhe faleminderit për këtë mundësi të bukur!/QendraPress/