Fryma poetike e ditës atdhetare me poetin:-Rexhep F. MORINA

LUFTËTARËT E UÇK-së
—————————–
Ata kishin ngritur ndërgjegjen, lartësuar idealin,
Fisnikërojnë n’këngë lirinë, besim e forcë ngjallin.
Mprehin grushtin shpatë, të çajnë terrin e robërisë,
Për të ecë drejt dritës madhështore, dritës së lirisë.
Ata dhanë kushtrimin, me krisma e zjarrin e luftës,
Organizimeve i dolën në ballë, me tytën e pushkës.
Goditën hordhitë armike, në beteja guerile e ballore,
Për tokën e lashtë të përgjakur, për të vetmen fitore.
Ata mbetën brez i heroizmit, brezi i lirisë së vendit,
Udhërrëfyes e simbol i unitetit, qëndresë e shkëmbit.
Atdheun tonë të lirë i lanë amanet një populli të tërë,
Për ta gëzuar e mbrojtur nga armiq, të shenjtën vlerë.
/QendraPress/