Fryma poetike e së dielës me poeten;-Anila Kodra
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/anila-kodra-515x1024.jpg)
SEÇ DËGJOVA SOT
———————————-
Një burrë dëgjova sot,
Ankohej i ziu, shumë,
Si s’u gjend në këtë botë
Një grua, ta kisha unë!
Të jetë e mirë e urtë grua,
E bukur si pak të tjera,
Ta mbaj si mollë e ftua,
Të mburrem, lum ç’më ka dera.
Pa dhe të më përkëdhelë,
Si fëmijë të më lajë,
Me puthje të më dehë,
Me mua të ulet të hajë.
Të mos ikë më nga unë,
Dimrit të ftohtë jo e jo,
As beharit me vapë shumë,
Kurrë të mos ndodhë kjo.
Dua ta kem gjithmonë këtu
Ditë e natë të jetë me mua,
Të mos jem më kështu,
Të mos e kem si të marrë hua.
Ehhh, mërzitur burrë ziu,
Gati sa s’fliste me vete,
Në dorë fshesa tha, më mbiu,
Jetë me halle moj lanete.
Ndaj kërkonte në fb,
Të gjente të mirën grua,
Të lante, shpëlante, bënte bukë
Ti shkonte jeta si ujë në krua.
Jeta pa grua është e vështirë,
Por, duhet gjetur një grua e mirë.
/QendraPress.com/