Fryma poetike e së dielës me poeten;-Anila TOTO

Unë…

—————–

Kam qenë mik

i njerëzve normalë.

Atyre që flenë

herët në darkë

aty në perëndim.

Atyre që kanë

një kufi për gjithçka

një ide, një orar

e

nuk kanë kohë

as për fantazi.

Por tashmë…

Kam frikë të rri

edhe fare vetëm.

Sepse më kap

ndonjë ide

a ndjenjê fantazie…

Që bie ndesh

me këtë vend

ku vetë normalët,

janë robër.

Janë robër

për gjithçka

dhe me vetëdije.

/QendraPress.com/