Fryma poetike e së dielës me poeten;-Blerta BASHA

MALL PËR SHTËPINË KU U RRITA

———————————————

Ah sa mall për shtëpinë ku u rrita,

E vogël e thjeshtë shtruar me baltë,

Në atë shtëpi me gurë e tjergulla ,

Më kap nostalgji, më djeg veç shumë mall.

Atje është dashuria qiellore e femijërisë,

Atje janë të qeshurat edhe kur kam qarë,

Krojet e ftohta që gurgullonin pa pushim,

Atje është gjysma e shpirtit nga unë e ndarë.

Atje janë gjurmët e hapave fëminore,

Atje ku bilbilat këndojnë shumë ëmbël,

Çdo gjë është si ylberi plot ngjyra,

Ah se në atë shtëpi, kam lenë dhe zemër.

Atje ka veç dashuri universale nëne,

Atje i gjithë shpirti merr ngjyrën e qiellit.

Në atë shtepi nostalgjike me gurë e tjergulla,

Doja të përqafohesha me krahët e diellit!

B.B. 2 .Tetor.2024 /QendraPress