Fryma poetike e së dielës me poeten;-Farie BISHA
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/farie-bisha-1-805x1024.jpg)
Ngjyrat e heshtjes…
————————
E mrekulluar një çast po mendoja:
Çfarë ngjyre do t’i jepja indiferencës?
Ndoshta gri, të sfumuar…
Po heshtjes së zhgënjimit?
Transparente, e tretur në pluhurin e Saharës.
Qetësisë së dëshiruar, një heshtje pushimi,
Ngjyrën e një gjethe të sapo çelur.
Heshtja e habitjes?
Një dritë e bardhë, verbuese,
si refleksi kundër diellit.
Më e bukura nga të gjitha,
heshtja e fjalëve të pathëna.
Të menduara net të gjata pagjumësie,
ajo e kuqja e zemrës.
Kureshtjen time e shton më shumë:
Nostalgjia.
E parë në rrezen e një drite që
depërton spektrin e kujtimeve
dhe e kthen në sfumatura shumëngjyrëshe
E pritja në heshtje? Çfarë ngjyre ka?
Do e lija… në pikëpyetje…
Farie Bisha Luzern 6.2.25
/QendraPress.com/