Fryma poetike e së dielës me poeten;-Fatmira LIMANI

Koha nuk ka çmim..

——————————

Koha, nuk është produkt !

Prodhuar për një destinacion!

Me një vlere te caktuar!

Qe konkurron ne tregun tone!

Koha, nuk është mall!

Te qelqen o nuk te pëlqen!

Mund ta mbash, ose e flak!

Ne dobi ose demin tënd.

Koha,është hapësirë,po ka një fund!

Te mendosh,për me te mirën tende

Te punosh sa me shume,

E te kthehet ne vlerën qe kërkon!

Te vihet ne shërbim te jetës tende,

pa asnjë çmim te caktuar!

Qe te jetosh I gëzuar e i lumtur,

do shfrytëzuar ne maksimum.

Koha ka krahë ⁹,fluturon!

Konkurron jo me shpend,por me erën!

E ndjen fort kur te rreh, por nuk e shikon

Përballu, me tere forcën, qe t’ja kalosh.

Koha e humbur, nuk rikthehet, me pak jete

Ndaj vrapo,ec me kohen,t’ja dalësh mbanë!

Te fitosh nga pasuria e jetës,vlerën me te çmuar!

Qe te shërben me mire për te jetuar.

/QendraPress.com/