Fryma poetike e së dielës me poeten:-Linda FANA

Rikthimi i dy shpirtrave të lodhur
——————————————
Ne ishim dy drita që u ndezën herët,
që u dha nxehtësi njëra-tjetrës
para se të dinim ç’do të thoshte ta mbanim një flakë gjallë.
Dhe kur hapat tanë tentuan të bëhen një,
rruga u ça nën ne,
si të mos na përkiste ende e njëjta horizont.
U nisëm larg, secili drejt mjegullave të veta.
Unë rashë në një botë të huaj,
ku emri im s’kishte jehonë
dhe ku shpirti mbeti i pangopur,
si një tokë pa shi.
Ai u hodh në një tjetër stinë,
atje ku tradhtia e priti si fletë e tharë që e thyen me gisht.
Kohët na shtrydhën.
Dhimbjet na farkëtuan.
U rritëm nën peshën e heshtjeve që s’i thamë kurrë.
Dhe kur vitet e harruara u përkulën e na sollën pranë,
u pamë si dy udhëtarë që më në fund kuptojnë
se kishin humbur vetëm veten, jo njëri-tjetrin.
Qeshëm me thjeshtësinë e djeshme,
fotuam plagët e heshtura,
dhe në mes të asaj takimi u çliruam.
E pranuam se dikur kishim qenë fëmijë,
që i kërkonin dashurisë peshën e një bote
që s’dinin ende ta mbanin.
Edhe pse gjithçka iku,
jeta na e la mësimin:
dashuria, kur nuk është e rritur,
rritet veçse në largësi.
/QendraPress/