Fryma poetike e së dielës me poeten:-Tahir MUSAJ

LUFTËTARËS SË LIRISË ANTIGONA AGUSH FAZLIUT

1981 – 1999

Në një vend të vogël mu në fshatin Gradicë
Në muajin mars të trazirave të vitit 1981
Lindi heroina e luftëtarja Antigona Agush Fazliu
Trimëresha jon e lirisë dhe bija e Dardanisë …
Ishte akoma e re dhe pa i mbushur 17 pranvera
Ajo u rradhit në mesin e luftëtarve të lirisë
Sot dha betimin për ta mbrojtë tokën e Arbërit
Këtë tokë të ujitur me lotë dhe të larë me gjakë …
Ajo veshi uniformën dhe u bë ushtare e UÇK -së
Do ta luftojm armikun s’bashku me trimat tan
Edhe pse e re ajo po lufton në ballë të frontit
Dardaninë ton do ta çlirojm nga okupatori fashist …
Por në prillin të vitit 1999 në beteja të ashpra
Në altar të frontit një plumb qoftë i mallkuar
E qelloi Antigonën duke ja shuar ëndrrat e saja
Për vatan ra dëshmore heroina jon Antigona Fazliu …
Nga dhimbja për ty dhe malet tash po gjemojnë
Ty Antigon do të kujtojm me dhimbje dhe mall
Se gjaku i jotë e trimave tan e vaditen këtë dhe
Falë jush ne po e gëzojm tash lirinë që na ka ardhë …
Emri jotë do të shkruhet me ato shkronja të arta
Ty do të nderon Kombi dhe gjithë Dardania mbarë
Mesë nesh ti do të mbetesh gjithmonë e gjallë
Vepra jote heroike do i bëjë roje atdheut e vetë lirisë …
/QendraPress/