Fryma poetike e se dielës me poeten;-Valbona KOLAVERI

FRIKË

————–

Frika me shuplakë të dhembjes

Po më godet në gji,

Zemra rrahjet ia fal një kohe,

Që gulshon zë çjerrë,

tek ecën me shpejtësi

Më shumê hapa mbrapsht

Vrapon shpirti në pabesi,

Teksa tenton të ecë,

Gjymtyrët e ëndjes

Çatrafiluar mosbesimesh,

Janë mbyllur në kllapi

Me frikën e humbjes,

Se njê shpresë diku larg,

Qëndron krahëthyer,

Harruar ndër sy.

/www.qendrapress,com/