Fryma poetike e së dielës me poetin:-Hatip HULAJ

KAH DHE KU PO SHKOJMË

————————————

Ku jemi katandisur,

ku po shkojmë vërtet,

zemër e shpirt-akull

për para dhe pushtet.

Ku mbeti humaniteti,

ku mbeti dashuria,

sinqeriteti dhe besnikëria

u zëvendësuan nga urrejtja,

trishtimi dhe lakmia,

rrugës nga tradhtia.

Në çdo epokë të njerëzimit

në luftë ishim në radhë të parë,

lakmia për para dhe pushtet

në disa shtete na ka ndarë.

Do t’i lutem Perëndisë për një gjë

të rrallë:

shkrijua akullin në zemër

e mendje

shqiptarëve,

që të mendojnë e ndjejnë esëll,

si një trup unik kombëtar!

/QendraPress/