Fryma poetike e së dielës me poetin;-Hyqmet H, HASKO

S’E GJETA DOT NJË KORÇARKË
——————————————-
S’e gjeta dot një korçarkë,
të më ndizte zjarret në gji,
në shkurte të kisha vapë,
pa pirë asnjë gotë raki.
E di që janë shumë nazelie
dhe me fjalë nuk i kap dot,
hënës i ngjajnë kur mbrëmja bie,
sharmojnë të gjitha një botë.
Në rini njërës iu afrova pak,
nuk dija të këndoja serenata,
aroma e vajzërisë më ndezi flakë,
fantazisë rinore mi dha flatra.
Një mbrëmje maj kur vlonin kitarat,
një djalë i ri moshatar me mua,
shpejt ja kishte hedhur ganxhat,
ndjenja ime shpejt u gjunjëzua.
Nuk e pashë me korçarkën time,
ndoshta u bë notë tek ajo kitarë,
zemra ime u mbush me harrime,
sytë më mbeten tek një dritare.
Rinia iku shpejt, si pa u kuptuar,
por unë mbeta përherë i dashuruar,
dhe prisja që të më vinte një ditë,
një korçarkë të m’i hiqte mërzitë.
S’qe e thënë të më vinte një korçarkë,
mësova të kendoja serenatë në darkë,
këndoja shpesh: O moj korçarka ime,
ku shkove, pse më le veç belbëzime.
Dhe prita gjatë dhe prita shumë,
U bëra mik me një valëz nëpër lumë,
pres një korçarkë të më vij pa zhurmë,
t’mi largojë ëndrrat që më vijnë në gjumë…
Ti do të vishë një ditë, e di që do të vishë,
Të m’i zgjoshë pritjet e fjetura brenda meje,
Siç vjen hëna, pas dimrash dhe stuhishë,
Siç vjen dielli mbështjellë me copëra reje…
/QendraPress.com/