Fryma poetike e së dielës me poetin:-Kastriot FETAHU

SONET
————————
Plazhet boshatisur qajnë
për fatin,
në mungesë të gugatjeve
të pëllumbave të egër.
Muzgu në bregun e vetmuar,
pëshpërit me zogj imagjinarë,
ndërsa nata shuan hënën në agim,
me dritat e skenës së koncertit
të lakuriqëve.
Britmat e fundit të dashurisë
kërcasin me pasthirrma të ndezura,
mbështjellë si macet,
në mesin e shkurtit.
K.F. /QendraPress.com