Fryma poetike e së dielës me poetin;-Qazim THAÇI

Udhëtimi në janar

—————————————

Janari i borës është muaj amanetesh.

Në Rogovë,kur agimi përgjaket për liri.

E si të matesh me dhembjen përball krenarisë.

Ku kënga e Gaspër Karaçit dridh telat e çiftelisë.

Pashtrikut besë i kishin dhënë bijtë e atdheut.

Ku të dashurat prisnin lajmin për të dashurit e tyre.

Dhe plumbat që ti kenë si kujtim nga ai udhëtim.

Për pajën e nusërisë dhe besën e lënë pengë të lirisë.

Kënga e janarit është si diell

zemre për të ngrohur kombin.

Kur kalërojmë  historisë 

për bartur krenarinë ndër brezni.

Shtigjet  e ëndrrave për Kosovën

mbeten në  ëndrrat e tyre.

Me himnin e Shigjetës në bebëzat e

syve të pambyllur për dashurinë  

/QendraPress/