Fryma poetike e së dielës me poetin;- Rustem BESHKU

Tingujt e zemrës
—————————-
Ne zjarrin e pranverës sjell kujtese
Shpirtin tende ta kem pran.
Askujt me nuk I pres ftese
Ngjitje mendimeve deri ne hane.
Krahët e tua te me mbërthejnë
Si pranga gestapoje dikur.
Vullkane puthjesh te me shpërthejnë
Qiri te ndezur te ndriçojnë mbi mure.
Qenësia pran njeri tjetri zien
Si vala e qumështit te bardh.
Ëndrrat e heshtura ngrihen
Lulja me e bukur pritet me te ardh.
Agimet e gjumit ne zgjim buzëqeshje
Krahët me nisin ritualin avion.
Nxitohemi te vonuar ne veshje
Kraharorin malli i vjetër e ç’ponë.
Melodia e dashurisë nis ritualin
Buzëmbrëmje rrezon dritën ne errësirë.
Shpirti kapërcen malin
I ftohti i fund dimrit nxire.
/QendraPress.com/