Fryma poetike e së dielës me poetin;-Skender BERISHA

E DO TË EC
—————————–
Ec e nuk ndalem dot
Një hap e më ngatë
Shtëpia ndëtohet kat pas kat
Ti më sheh dorën ma zgjat
Në daç prapë në daç
Në mënofsh nuk të kam faj
Kurrë nuk ndejta në skaj
Në mos daç plaç
Kjo udhë është hapur moti
Për kush është i zoti
Tashti rri e bluaj në të zbrazët
S’ka kush të t’i përfill nazet
Unë prapë nuk do të ndalem
Do të ec si mos të ec
Ti vendnumëro edhe mëtutje
Ani kur zë e më flet për dje
/QendraPress.com/