Fryma poetike e se dielës me poetin;-Urim MEZINI

DUA TË JAP DHE NJË SHANS TJETËR

——————————————————–

Të jap një shans dua,inatin ta lë mënjanë

Me veprimet që ke bërë, nuk e meriton

Këtë hap po e bëj për hir,të fëmijëve tanë

Që po e vuajnë së tepërmi,ndarjen tonë

Se kush gaboj prej nesh,nuk do të shikoj

Për këtë,s’do të të kërkoj ndonjëherë’ llogari

Kam ca kohë,këtë,me veten po e mendoj

Por duhet ta dish,që e bëj,për ata fëmijë

Gjithsesi,unë do të bëj punën time

Do ta mbaj me ty,dorën përherë’ të zgjatur

Nuk do të ketë vend,për shpjegime

Dhe nuk dua,as të më kërkosh të falur

Mirë është t’i sheshojmë ca gjëra

Që fëmijët tanë,nesër,të rriten të lumtur

Të lemë mënjanë gjëra e pasione të tëra

Quaje po deshe,sikur jam duke t’u lutur

Unë do të të dua,siç të desha më parë

Nuk do të haj’ inat,e të lë ndonjë mangësi

Edhe pse zemrën,shumë ma ke vrarë

Dua të respektoj,si nëna e fëmijëve të mi.

/www.qendrapress,com/