Fryma poetike e së dielës nga poetja;Arze HASANAJ

Brenda zi e jashtë flori

————————————-

Duket se po na qesh syri ,

po brenda po na qan zemra .

Sa e pasur bota e jashtme,

sa të varfër njerëzit brenda.

Veshur në buzë buzëqeshjet,

por shpirti i ndarë në copë.

Por njerëzit e duan shtirjen,

veç të përshtaten me botë.

Sa të pasur ishin zemrat,

dashuri që s’kish të mbaruar.

Ishim shumë të drejtpërdrejt ,

jo si sot krejt të djallëzuar.

Ç’na duhet gjithë kjo gënjeshtër,?

Pse duhet role të kota të luajmë

Dhimbjet ti mbajmë brenda strukur,

jashtë të bëjmë “të lumturuar”.

Asnjëherë nuk do më përshtatet,

bota e djallit me botën time.

Edhe nëse s’kam suksese kurrë,

sepse nuk arrihet me mashtrime.

Të gjithë sot e kanë të vendosur,

lartësinë shpejt duan që t’a prekin.

Po ç’vlera ka kjo lloj arritje,

kur vlerë njerëzore e morale ska mbetur.

/www.QendraPress.com/