Fryma poetike e së dielës poetike me poeten;- Farie BISHA

Loja e imagjinatës…

———————————————

 Më vjen në mend edhe kur nuk dua të mendoj.

Kur përditshmëria më kaplon papritur,

ti je ende aty—një mendim i bukur.

Fantazinë si avokat i djallit provokoj:

Nuk çlirohet dot dashuria më shumë

 se ç’lejon vetë frika.

Si të trembesh se do të rëndojë

dikë që nuk e do përtej limitit të shkruar

 në akullin që thyhet nën hapa

Kështu mbetet pezull,

 si një zog me krahë të brishtë që lufton kundër

erës mes dëshirës dhe pamundësisë.

Krahët e mendimit rrahin ajrin e dëshirave të pamundura.

Në mungesë të shpresës, dashuria tretet, shuhet…

Ndoshta, as nuk mund të lind kur vështirësitë mungojnë.

A është pamundësia ushqimi i saj?

Pse vështirësitë mbartin të bukurën në fundin e tyre?

Kur thjesht uji duhet lënë të rrjedhë, pse,

unë si një salmon, duhet të notojë kundra rrymës?

Apo është kjo thjesht një ëndërr?

Dhe ëndrrat shpesh shkojnë kundër…

Farie Bisha Luzern 1.2.25

/www.QendraPress.com/