Fryma poetike e së dielës poetike me poeten;-Mimoza Eliona OSMANI

Kujtova …

————————

Kam frikë të avitem, të t’puth tek faqet,

ato janë të buta ,si të jenë sfungjerë,

mbi buzët llokume, t’kanë mbirë manushaqet,

edhe unë kujtova , se është pranverë…

E s’dua, të t’i djeg sythat nga ku çelin lastarët,

sepse ti, je ndryshe nga lulet e tjera,

ty puthjet të ndezin dyfishi me zjarrë,

Dhe zien prej prushit siç zien musht vera…

Ti je lulja e ndjenjës , je hënë e praruar,

je çerdhe e ëndërrave ku fle pa kujdes…

Kam frikë të t’puth mos m’ mbetesh në duar…

Mos thahesh ,thërmohesh,mos m’tretesh si vesë…

/www.QendraPress.com/