Fryma poetike e së dielës poetike me poeten;- Ramije UKAJ
NJERËZIT ME DY FYTYRA
——————————————
Ata përditë i ndërrojnë maskat
Asnjëra nuk u bie tamam
Që ta mbulojnë fytyrën
Nga e vërteta
Mos u fsheh pas maske o njeri
Se të zvogëlohet fytyra
E dikur nuk e njeh as veten
Mos buzëqesh rrejshëm o njeri
Se të del fytyra përtej maske
E të njohin fëmijët
Mos u krekos para shitësit të maskave
Ai mirë e njeh fytyrën tënde
Që kushton ma lirë se një maskë.
/www.QendraPress.com/