Fryma poetike e së dielës poetike me poetin;- Shefik ARIFI
PEZULL
——————————
Jetonim me mall të etur,
kishim vite që ishim ndarë.
Atje ku me ëndrra kemi fjetur,
vijmë sërish me shpirt të vrarë.
Kishin kaluar vite një nga një,
që kur ikën një nga një ashtu.
E, sa herë jemi lutur nën zë,
për tu kthyer prapë këtu.
Qëndruam pezull si një mjegull,
dhe për sa kohë ku ta dish!
Dhe kur vijmë e gjejmë Atdheun,
me më pak njerëz sërish, sërish.
/wwww.QendraPress.com/