Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Albina TREBICKA

Më në fund…
————————–
Kam ecur me ty ndër vite,
edhe pse ti fare nuk e dije
të fsheha në shpirt mos më ikje,
me shpresën e madhe se do vije
…dhe erdhe ti gjysmë shekulli vonuar
50 vjet u deshën
për t’u takuar të dy
U puthën vitet edhe malli, edhe pritjet…
më në fund me ty,
flokëthinjur të dy,
vështrimi po ai…
/QendraPress,com/