Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Anita HOXHA

Kohë më vonë

———————————-

Kohë më vonë, ndoshta shumë vjet

Atëherë kur shpinës kujtimet të më flenë,

Do shfletoj librat e mi si bën çdo poet,

Me duart që dridhen mbi një laps a penë.

Do kujtoj kohën, kur shkrova çdo varg,

Sa herë mes vargjeve,frymë mora thellë,

Sa herë vjeshta shtronte, gjethe ne park

Sa herë pranvera,dallëndyshet kishte sjellë…..

Sa herë malli shpirtin tim ta mbërthejë,

Për puthjet lënë buzëve, për zjarrin e shuar,

Për dashuritë që u larguan, u kthyen në rrëfenjë

Atëherë syve me lot do qaj kohën e shkuar !

/QendraPress,com/