Fryma poetike e së mërkurës me  poeten;- Arze Hasanaj

NËSE DO TË PYESËSH

————————————–

Nëse do të pyesësh për mua pyete hënën,

për lotin e sinqertë qē përshkon faqet.

Diellin mos e pyet se dielli më sheh buzagaz,

por rëndësi ka që ende marrë frymë.

Nëse do të pyesësh për mua pyete natën,

se me natën ndaj çdo gjë që ndjen shpirti.

Ditën mos e pyet se ajo më sheh veç ndriçimin,

ajo shikon të bukurën e nuk shikon trishtimin.

Nëse do të pyesësh për mua pyet yjet e qiellit,

që errësirën time shpesh herë ma ndriçojnë.

Mos i pyet mëngjeset as rrezet e diellit,

që buzëqeshjen time gjithmonë e adhurojnë.

Pyet edhe zogjtë e bukur se ato i dua

gjërat e zemrës ndaj me to din çdo gjë për mua.

I pres gjithmonë në mëngjeset pranverore ,

me zërin e tyre plot dashuri e ndjenja paqësore

Pyet nëse do në tokë e nëse do në qiell,

se përgjigjen tënde kudo do ta marrësh shpejt.

Lehtë njihet një shpirt një zemër plot paqe,

buzëqesh me çdo gjë por brenda saj ska jetë.

/QendraPress.com/