Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Blerta BASHA

I PASUR
————–
I pasur nuk është ai që ka argjend,
As ai që lumturohet nga diamanti,
I pasur me dashurinë ai që rend,
Dhe jetën jeton si ndër hoje mjalti.
I pasur nuk është ushqimi me lugë floriri,
As shkëlqimi i jashtëm me brilantinë e stoli
Nga elefanti varëset të bëra prej briri,
I pasur ndihesh vetëm me dashuri.
Blerta.7.Shkurt.202
/QendraPress.com/