Fryma poetike e së mërkurës me  poeten;-Blertë Tmava VESELAJ

E PRES

—————————-

Kafen e kërkova të hidhur

Doja ti ndieja aromën e theksuar

Kafe më të ëmbël nuk kisha shijuar

Prezenca e saj e kishte ëmbëlsuar.

Të rëndë e kërkova at të mallkuar kafe

Që të zgjaste gjatë shija që lë pas

E më ndjek edhe sot që nga ai çast

Kur zëri I saj urdhëro më tha.

Nga ajo ditë kafen, të hidhur e kërkoj

Me shpresën që një ditë e ëmbël të më vijë

E dua aq fortë, qoftë dhe vetëm një çast

Ta pij dhe një kafe të mbushur ëmbëlsi.

Nuk heq dorë nga pritja dhe kur më venitë

E pres me mall shprese që ta shoh një ditë

Që helmi I hidhur,i ëmbël të bëhet

Që zëri I saj sërish të më tronditë.

/QendraPress.com/