Fryma poetike e së mërkurës me  poeten;-Etleva PETRITI

Vjeshtë e shkuar

————————————-

Ajo ngjante me vjeshtën e trishtuar

Ndoshta dhe shpirti si gjethe e rënë

Ngjyrat duronin edhe pse frikësuar

Kjo stinë i ka diçka për të te dhënë !

Ja mori padrejtësisht pa e pyetur sa dhëmb

krejt papritur si dallgë e egërsuar né det tè qetë

Ajo krejt e papërgatitur si lulja ne shkëmb

U përkul deri ne rrënjë të çohej se pati të lehtë!

Ajo vjeshtë mbeti plagë që s’patë shërim

I rrëzojë gjethet në oborr si kurrë ndonjëherë

Më tregoj sa të vegjël jemi kundrejt fatit pa shpëtim

Koha u tregua zemër gjerë

Me dhuroj forcë,

kurajë dhe mësim.

/QendraPress.com/