Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Fitnete Bashota KRASNIQI

UNE DHE MALLI
————————–
Për çudi, sante nata ishte plot me yje,
po dritë s’pashë në syt e mi,
n’heshtje fola me veten time
s’ia dëgjova as vetes hapat n’terrin gri.
Qielli dukej aq i largët,
sikur s’briznin yjet n’tokë
më rëndon pafund mergimi-
unë dhe malli jemi shokë.
Në syt e mi si pishtar rrinë shkëlqimi ,
i lodhur
i ngrohtë,
shpirti mallin ma zbuloi me lot
s’priti agimin -u derdh pa zë se u drojt!
E hena sonte ishte e pafund
dritë bënte si një fener;
mbrenda vetes digjej shkrumb
rrinte e gremisur si humnerë… porsi unë!
/QendraPress/